Erzeni ndodhet në një gjendje katastrofale momentalisht. Klubi shijakas mbyll tabelën e klasifikimit në vend të 12 me vetëm 2 pikë. 2 pikë në 11 javë!! Më keq se kaq nuk mund të bëhet.
Përveç totalit të pikëve, shijakasit kanë edhe sulmin më disaster në Kategorinë e Parë. Ata kanë shënuar 2 gola vetëm në 11 takime, pra kanë realizuar po aq sa pikë kanë.
Mesatarisht i takon çdo 5 ndeshje 1 gol. Ekipi përbëhet nga djem të rinj që kanë nevojë të rriten dhe të piqen. Edhe mbrojtja është shumë keq, por të paktën nuk është reparti më i keq në këtë kategori.
Për nga performanca i ngjan Valbonës kjo skuadër, por tropojanët kanë shënuar pak më shumë dhe kanë arritur fitore me Lushnjën, ndërsa Erzeni ka vetëm 2 barazime. Ata ende nuk e dinë çfarë do të thotë të fitosh në këtë edicion. Erzeni i famshëm as që mund të riprodhohet në mendjen e tifozëve, por as ai që ra nga Superiorja jo e jo.
Klubi nga qyeti i vogël mund të bjerë në Kategorinë e Dytë dhe kjo do të thoshte falimentim. Drejtuesit dueht të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve pasi me këtë ritëm mbijetesa i ngjan një misioni hapësinor. Qysh nga themelimi në 1931 asnjëherë nuk ka qenë në këtë gjendje.