Flamurtari është padyshim një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Vlonjatët kanë bërë afrime të bujshme, duke qenë një nga pretendentët kryesorë për t’u rikthyer në Superiore sezonin e ardhshëm.
Përveç merkatos, sigurisht që ekipi i Flamurtarit po kryen dhe seancat stërvitore. Kuqezinjtë ndodhen në Pogradec, teksa ditën e sotme kanë mbyllur me sukses edhe pjesën e parë të fazës përgatitore në qytetin liqenor.
“Mbyllet me sukses stervitja e pjeses se pare te fazes pergatitore ne Pogradec. Ekipi kthehet ne Vlore neser mbas ndeshjes miqesore Flamurtari F.C vs FK Vora”, shkruan klubi i Flamurtarit.
View this post on Instagram
Poll