
Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Parë. Flamurtari është surprizuar nga Pogradeci në shtëpi, me miqtë që kanë triumfuar 2-1 ndaj vlonjatëve.
3-0 ka triumfuar edhe Valbona ndaj Kastriotit, me tropojanët që rikthehen pas disa javësh te fitorja, ndërsa “shtypin” krutanët.
Ndërkohë 4-2 ka triumfuar Vora ndaj Lushnjes. Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Arian Bellait, që vazhdon shkëputjen në vendin e parë dhe hedh një tjetër hap të madh drejt titullit kampion.
Kujtojmë se dueli mes Besës dhe Burrelit ka përfunduar në barazim 0-0 mes tyre, me ekipet që marrin vetëm 1 pikë në kuadër të javës së 29-të.
Kategoria e Parë: Java e 29-të
FLAMURTARI – POGRADECI 1 – 2 (Ememe 90+5'/ Zguro 65', Pius 78')
VALBONA – KASTRIOTI 3 – 0 (Xhabaftoi 20', Metali 82', Balla 87')
VORA – LUSHNJA 4 - 2 (Kasalla 32', Ruzgis 65', 77', Lika 83/Kacanolli 27', Korreshi 85')
BESA - BURRELI 0 - 0