
Java e 25-të e Kategorisë së Parë solli rezultate të rëndësishme në garën për të kapur objektivat dhe për mbijetesë.
Besa e Kavajë shënoi një fitore të pastër 2-0 kundër Apolonisë së Fierit, duke siguruar 3pikë të vlefshme në rrugëtimin e tyre. Burreli triumfoi me rezultat minimal 1-0 kundër Kastriotit, në një ndeshje të ngushtë dhe me shumë episode emocionuese.
Ndërkohë Vora arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Kukësit, duke ruajtur vendin e parë.
Këto rezultate kanë ndikuar ndjeshëm në tabelën e klasifikimit, duke shtuar tensionin dhe emocionet në javët e mbetura të kampinatit.
NDESHJET dhe REZULTATET:
VORA – KUKËSI 1 – 0 (Ruzgis 51')
BURRELI – KASTRIOTI 1 – 0 (Fetaj 71')
BESA – APOLONIA 2 - 0 (Spahiu 65', Abdulai 76')