KATEGORIA E PARË: Java e 14
Ndeshjet:
Kanë përfunduar 2 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë. Vora ka arritur që mes spektaklit të triumfojë ndaj Flamuartarit, ndërkohë nukm ka fitues mes Besës dhe Pogradecit.
Vora fitoi 3-2 ndaj Flamurtarit, ku Ruzgis ishte protagonisti kryesorë i kësaj sfide, i cili ia doli të shënonte tripletë për t’i dhuruar skuadrqës së tij 3 pikë të vuajtura ndaj vlonjartëve. Këto të fundit shëqnuan me Oshafin dhe Beqjan, po pa mundur të merrnin pikë.
Pas kësja fitoreje skuadra e Vorës merr vendin e parë në Kategorinë e Parë me 34 pikë pas 14 javësh. Ndërkohë Flamurtari mbetet në kuotën e 32 pikëve, por zbret në vendin e 3-të, pasi besa ngjitet në vendin e dytë me po kaq pikë.
NDESHJET:
VORA – FLAMURTARI 3 – 2 (Ruzgis 4', 25', 86'/ Oshafi 45+11', Beqja 52)
VORA: Ruci, Ismaili, Tabaku, Bardhi, Aneni, Ruzgis, Dalipi, Imami, Frenklin, Shehi, Geci. Trajner: Arian Bellai
FLAMURTARI: Kaloshi, Ramirez, Kacbufi, Pjeshka, Beqja, Trashi, Oshafi, Marku, Bangali, Atanda, Ememe. Trajner: Andrea Agostineli.
LIVE:
90+6'- Mbyllet 3-2 dueli mes Vores dhe Flamurtarit.
86'- Gjithe stadiumi ne feste, Vora gjen golin e 3-te me Ruzgis.
69'- Flamurtari ofër golit të 3-të, gjuajtja e Kacbufit shkon pak mbi traun e portës.
52'- Barazohen shifrat, Beqja gjen golin dhe mposht Rucin.
46'- Nis pjesa e dyte
45+17'- Mbyllet 2-1 pjesa e pare e kesaj sfide.
45+11'- Flamurtari rihap sfiden, Oshafi gjen rrugen e rrjetes.
45'- Jepen 17 minuta shtese.
25'- Vora shenon edhe golin e dyte. Ruzgis mposht per here te dyte Kaloshin.
4'- Ruzgis merr persiper penalltine dhe tregohet i sakte duke cuar topin ne cepin e portes.
3'- Vetem 3 minuta loje. Vora fiton penallti me Tabakun.
1'- Staton sfida mes Vorës dhe Flamurtarit.
BESA – POGRADECI 0 - 0
Formacionet zyrtare:
BESA: Mehidri, Kapo, Spahiu, Mëllugja, Abdulai, Mazrekaj, Dos Santos, Nurja, De Souza, Stafa, Frashëri. Trajner: Mirel Josa
POGRADECI: Baci, Hysenllari, Kastrati, Kazem, Lila, Kasmollari, Danladi, Vagner, Raza, Panadiç, Alidema. Trajner: Ardian Mema
LIVE:
90+7'- Mbyllet 0-0 sfida mes Beses dhe Pogradecit.
74'- Te Besa kerkojne penallti per prekje te topit me dore, por arbitri nuk eshte i ketij mendimi.
70'- Luftë mes ekipeve për të gjetur golin, por lojtarët nuk kanë saktesinë e duhur.
46'- Nis pjesa e dyte.
45+ 2'- Mbyllet 0-0 pjesa e parë mes Besës dhe Pogradecit.
35'- Besa provon serish, por lojtaret nuk jane te sakte.
28'- Mazrekaj ka nje mundesi te arte per te kaluar ne avantazh Besen, por sulmuesi ndalet nga Baci.
15'- Ekipet po studiojne njera-tjetren, loja zhvillohet ne mesfushe.
1-' Shkelmohet topi i parë, Besa kërkon fitoren ndaj Pogradecit për të marrë vendin e parë.