Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kategoria e Parë i bën “karshillëk” Superiores, 3 duele luhen në të njëjtën orë (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë i bën “karshillëk” Superiores, 3
Kategoria e Pare

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë disa ndeshje të vlefshme për javën e 25-të të kampionatit. 3 duele mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar në të njëjtën orë, 14:00.

Apolonia ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Besën e Kavajës. Fierakët kërkojnë t’i largohen fundit, ndërsa kavajasit për të blinduar akoma më shumë vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit.

Interesante do të jetë edhe përballja mes Burrelit dhe Kastriotit. Matjanët janë forcë e 4-të e kampionatit dhe një tjetër triumf do t’i mbante në këtë pozicion, ndërsa krutanët synojnë një vend në “Play-Off” dhe vetëm fitorja iu bën punë.

Dueli i fundit i ditës së sotme do të jetë mes Vorës dhe Kukësit. Skuadra e Arian Bellait vjen si kryesuese në këtë kampionat dhe ndja verilindorëve tenton fitoren e 5-të rresht. Ndërkohë nga krahu tjetër kuksianët ndodhen në zonën e “Play-Out” dhe tentojnë surprizën ndaj kryesuesve, pasi 3 pikët për ta janë majft “jetike”.

Kategoria e Parë i bën “karshillëk” Superiores, 3
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga