Kategoria e Parë
Skuadra e Pogradecit e mbylli vitin kalendarik 2025 me fitore, teksa mposhtën me përmbysje 3 – 2 ndaj Luftëtarit. Liqenorët nuk kanë asnjë humbje në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa mbajnë pozicionin e 3-të në Kategorinë e Parë me 32 pikë, 1 më pak se Laçi i vendit të 2-të.
Lider i padiskutueshëm në grupin e Emiljano Çelës është Vangjel Zguro. Jo më kot, mbrojtësit 32-vjeçar i është besuar shiriti i kapitenit.
Edhe pse ka tipare defensive, Zguro gjatë këtij sezoni në Kategorinë e Parë ka kontribuar me 4 asiste në segmentin e 15 ndeshjeve. Në një “story” të fundit në “Instagram”, Vangjel Zguro shihet duket udhëtuar me avion me destinacion Michigan në SHBA.
"Story" i Vangjel Zguros
Poll
