Flamurtari – Kukësi ishte ndeshje e fundit e javës së 4-të të Kategorisë së Parë. Vlonjatët triumfuan 2-1 ndaj verilindorëve dhe në këtë mënyrë vazhdojnë tëë ndjekin “këmba – këmbës” ekipin e Besës.
Aktualisht është skuadra e Mirel Josës që kryeson me 12 pikë pas 4 javësh, ku ia kanë dalë të sigurojë po kaq fitore. Ndërkohë me 9 pikë ndjekin Flamurtari dhe Voora. Me 1 pikë më pak ndodhet Burreli dhe pas matjanëve me 7 pikë renditet Lushnja.
Korabi ka grumbulluar 5 pikë pas 4 javësh, teksa me nga 4 pikë ndodhen Apolonia, Valbona dhe Kastrioti që këtë javë janë mposhtur. Humbje pësuan edhe Pogradeci, Kukësi dhe Erzeni. Dy ekipet e para kanë nga 3 pikë, ndërsa shijakasit nuk kanë arritur ende të sigurojnë pikën e parë në këtë sezon.