
Kategoria e Pare
Ekipet e Kategorisë së Parë kanë kthyer vëmendjen nga ndeshjet e radhës. Skuadrat do të përballen mes tyre në kuadër të javës së 28-të të kampionatit.
Takime këto që do të luhen të gjitha në një ditë, saktësisht të shtunën në orën 14:00. Duele mjaft interesante dhe të luftuara janë në program, të cilat mbërthejnë edhe tifozët.
Kështu Apolonia do të presë në shtëpi skuadrën e Valbonësm teksa Erzeni do të luajë në transfertë ndaj Burrelit. Edhe Vora do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit, teksa Korabi pret Kukësin.
Lushnja do të luajë ndaj Flamurtarit në shtëpi, ndërsa Besa do të sfidojë skuadrëne Pogradecit në transfertë.

Poll