
Ish-lojtari i Interit Sandro Mazzola foli për Rai Radio 1 për ndeshjen e djeshme mes Juves dhe Interit. Takimi i vlefshëm për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë u mbyll në barazim 1-1 mes shumë polemikash ku protagonistë ishte Romnelu Lukaku.
Ndaj tij u dëgjuan kore raciste dhe kur shënoi në minutën e 90 duke e barazuar ndeshjen shkoi në sektorin e tifozëve ultras të Juventus duke i bër gjeste që të heshtnin. Menjëherë arbitri e ndëshkoi me të kuqe duke e nxjerrë nga loja.
Kjo pati shumë diskutime nëse gjyqtari veproi drejtë apo jo në nxjerrjen me të kuqe të Lukakut. Por për Mazzolën veprimi ishte i drejtë: "Përjashtimet nuk më pëlqejnë as mua, por përjashtimi i Lukakut ishte i drejtë, ka fëmijë që e shohin ndeshjen dhe këto gjeste nuk bëhen. Duhet të jemi më të qetë, loja ishte shumë e shëmtuar."