Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kujdes Partizan! Gjyqtari izraelit jep karton dhe kur e sheh, ja shifrat!

Shkruar nga NEWSPORT
Kujdes Partizan! Gjyqtari izraelit jep karton dhe kur e sheh, ja shifrat!

Drejtësinë në ndeshjen e nesërme të Partizanit me Slovan Bratislavën, e vlefshme për Europa League, do ta vërë izraeliti Erez Papir. Gjyqtari i 35-vjeçar, i diplomuar për inxhinieri elektronike, e ka dorën të rëndë, pasi nuk e kursen aspak kartonin. Flasin vetë shifrat, ku në 80 ndeshje në tolat, Papir ka dhënë 365 kartonë të verdhë dhe 11 të kuq. Sezonin e fundit ai ka gjykuar 11 ndeshje të kampionatit vendës dhe  5 ndeshje ndërkombëtare, ku në total ka dhënë 67 kartonë. Të kuqtë duhet të kenë kujdes  nesër në “Elbasan Arena”, për të mos e mbyllur ndeshjen me më pak vetë se kundërshtari.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga