Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kapitenia e Kombëtares kuqezi firmos me Romën

Shkruar nga NEWSPORT
Kapitenia e Kombëtares kuqezi firmos me Romën

Erblira Bici, volejbollistja dhe kapitenia e Kombëtares shqiptare do jetë pjesë e Roma Volley për sezonin e ri në Itali. Një ditë pasi mbylli kontratën me Fortuna Volley, 26 vjeçarja ka gjetur ekipin e ri dhe do luajë sërish në nivelin A2 të volejbollit italian.

“Më kanë folur shumë mirë për klubin dhe mjedisin në të. Cucarini është një trajner i njohur dhe fakti që ai më ka kërkuar, më nderon.

Unë dua të jap gjithçka për këtë skuadër, sepse e di që të luash për Romën është një privilegj dhe mezi pres të filloj. E di që tifozët e e Romës janë të veçantë dhe shpresoj të më presin dhe të më mbështesin jo vetëm mua, por të gjitha vajzat.

I vetmi premtim që mund t’u bëj, është që do të jap maksimumin, në mënyrë që ta rigjejnë Serinë A1, duke e fituar A2-shin”, - ka përfunduar volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, duke folur për faqen zyrtare të Roma Volley.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga