
Ekstradimi i Ismail Morinës në shtetin e Serbisë ka nxitur mjaft reagime nga shumë shqiptarë anë e mbanë botës. Të gjithë janë kundër vendimit të gjykatës kroate, e cila ka pranuar ekstradimin e Ballistit në shtetin serb. Për këtë ka reaguar edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruante:
“Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës.
E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës. I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një”, përfundonte ai.