Sergio Busquets njoftoi zyrtarisht se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Mesfushori do t’i thotë kështu “lamturmirë” “Camp Nou” pas 18 vitesh si katalanas.
Për të ka ardhur një mesazh mjaft i veçantë. Luka Modric ka dy fjalë për Busquets pas njoftimit për largimin nga Barça. Të dy mesfushorët kanë rivalizuar ndaj njëri –tjetrit prej vitesh në “El Clasico”, po në të tilla raste nxirren në pah vlerat njerëzore.
“Një nga mesfushorët më të mirë ndaj të cilëve kam luajtur ndonjëherë. Ishte kënaqësi”, ka shkruar kroati, duke e bashkuar me një foto nga dueli me Busquets.
Uno de los mejores centrocampistas contra los que he jugado. Ha sido un placer. @5sergiob pic.twitter.com/0DgKB33t3c
— Luka Modrić (@lukamodric10) May 10, 2023