
Ylli i Milanit, Rafael Leao, ka folur për mediat italiane pasi fitoi titullin kampion me kuqezinjtë, ku analizoi sezonin e tij personal, meritat që ka Pioli për këtë arritje, si dhe sqaroi të ardhmen e tij, duke i premtuar besnikëri “Djallit”.
“Që në fazën përgatitore e kam ndier veten si një lojtar tjetër. Kisha më shumë besim dhe jam i vetëdijshëm që mund të bëj diferencën në çdo takim. Sidoqoftë, golat dhe asistet nuk vlejnë përpara kësaj skuadre. Pioli ka pasur një meritë të madhe në rritjen time dhe në suksesin e arritur”.
Kam shënuar 11 herë në kampionat, por nuk jam lojtar egoist. E di edhe unë që duhet të bëhem më konkret. Mund t’ia dal duke punuar shumë e duke u stërvitur siç kam bërë gjithmonë.
Theo apo unë më i shpejtë? Nuk kemi bërë kurrë garë në fakt. Ai është si tren dhe për mua është një lojtar i jashtëzakonshëm.
E ardhmja? Ndihem mirë në këtë skuadër. Jam i lumtur te Milani dhe në Milano. Kam ardhur në këtë klub kur isha shumë i ri dhe të gjithë më dhanë besim. Tani kam dëshirë t’ua shpërblej dhe mendoj se ky titull është vetëm fillimi”, u shpreh Leao.