Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kampionet në fuqi përforcime nga jashtë vendit, Partizani i volejbollit nuk ndalet

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionet në fuqi përforcime nga jashtë vendit, Partizani i

Volejbolli i femrave ka marrë një zhvillim kohët e fundit, duke bërë që klubet të investojnë në këtë sport. Së fundmi, duke nisur edhe nga ecuria e mirë që vajzat e kuqe zhvilluan në "Champions", duke shkuar në turin e dytë, presidenti Rogert Huqi po sheh afrimin e lojtareve të reja.

Pas brazilianes Fonseka, e afruar disa javë më parë, me vajzat e Partizanit është afruar edhe Sheila Harvi me nënshtetësi amerikane. Lojtarja e datëlindjes 18 korrik 1995 është e gjatë 1.8 m dhe shihet si një përforcim i shtuar.

Lojtarja ka pasur eksperiencë në Finlandë e Qipro, teksa më herët është aktivizuar në SHBA. Partizani në volejboll për femra pret dhe një lojtare kolumbiane, për të përmbyllur me sukses merkaton dimërore. Kujtojmë se vajzat e kuqe janë kampione në fuqi të kampionatit dhe kupës në Shqipëri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga