Shkëndija është afër titullit kampion në Maqedoninë e Veriut. Të besuarit e Ernest Gjokës po bëjnë një sezon pozitiv, falë edhe cilësisë së lojtarëve. Një nga ata që ka kontribuar shumë këtë sezon është Bruno Dita. Dita dha një intervistë për Sport Time, ku foli jo vetëm për trofeun që ekipi i tij mund të marrë këtë sezon, por edhe Kategorinë Superiore. Ai tha se favoritët kryesorë janë Partizani dhe Teta.
“Ky do jetë titulli i dytë, pasi kam fituar edhe me Skënderbeun. Kampionati shqiptar apo i Maqedonisë? Më i egër është kampionati shqiptar. Këtu lojtarët kanë cilësi dhe bëjë futboll individualist.
E ndjek kampionatin shqiptar. E vështirë gara për titullin. Teuta dhe Partizani janë më të favorizuar. E pash Skënderbeun në Kupë. Nuk e prisja që do kualifikohej. Ata lojtarë po vuajnë dhe do doja ta mbyllnin me trofe” – tha ai.