
Ditën e djeshme janë luajtur sfidat e radhës në kampionatin Kombëtar të volejbollit për femra në Grupin A1 dhe A2.
Në Grupi A1 u luajtë java e 6-të, Vllaznia fitoi në shtëpi ndaj Apolonisë 3-1 me sete duke dominuar ndeshjen, ndërsa Partizanit është mundur pastër në shtëpi 0-3 me sete. Fitore ka marrë gjithashtu edhe Teuta që ka mundur në Durrës, Skënderbeun pastër 3-0 me sete, ndërsa sfida e fundit Tirana-Bartleti do të luhet ditën e sotme.
Në Grupin A2 u luajtë java e 5-të, Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme 0-3 ndaj Korabit në transfertë duke dominuar totalisht sfidën. Sfida tjetër Lushnja-Flamurtari është mbyllur me fitoren e skuadrës vendase 3-0 me sete, ndërsa Agroturizimi Huqi ishte pushim këtë javë. Më poshtë dhe rezutlatet e ndeshjeve.
Volejboll Femra, Grupi A1, java e 6-të
Vllaznia - Apolonia, 3-1 (25-22, 25-17, 21-25, 27-25)
Teuta - Skënderbeu, 3-0 (25-14, 25-23, 25-20)
Partizani - Mirdita, 0-3 (18-25, 12-25, 23-25)
Tirana - Barleti Volley, 11/11/2019
Volejboll Femra, Grupi A2, java e 5-të
Korabi - Elbasani, 0-3 (23-25, 18-25, 18-25)
Lushnja - Flamurtari, 3-0 (25-17, 25-12, 25-12)
Agroturizëm Huqi (pushim)