Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kampion të Kategorisë së Parë U17, Durrësi 04 ngjitet në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT
Kampion të Kategorisë së Parë U17, Durrësi 04 ngjitet

Skuadra Durrësi 04 është shpallur kampione e Kategorisë së Parë për moshën U-17 në përfundim të fazës play-off. Ekipi bregdetar u rendit i pari me 12 pikë të grumbulluara në 5 ndeshjet e play-off-it, ku morën pjesë 6 skuadrat e renditura në 2 vendet e para të tre grupeve.

17-vjeçarët durrsakë e kishin siguruar kësisoj kreun, ndonëse u mundën me rezultatin 5-2 nga skuadra FC Djelmnia Shkodrane 2017 në sfidën e fundit të luajtur në kompleksin "Internacional Tirana" në Pezë Helmes.

Me këtë fitore FC Djelmnia u rendit në vendin e dytë të play-off-it me 10 pikë dhe së bashku me Durrësi 04 ngjitet në Kategorinë Superiore U-17 sezonin e ardhshëm. Në përfundim të ndeshjes u organizua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut teksa ish-futbollisti i njohur, Bedri Omuri, i dorëzoi kupën e ekipit kampion Durrësi 04.

Në ndeshjen tjetër Studenti - Lushnja të luajtur po në kompleksin "Intermacion Tirana" në Pezë Helmes, ishte ekipi lushnjar që triumfoi me rezultatin 2-1 duke e mbyllur kështu sezonin në vendin e tretë me 9 pikë të grumbulluara në 5 sfida.

Sezoni do të mbyllet me ndeshjet e fundit të fazës play-off në Kategorinë e Parë për moshën U-19, ku do të përcaktohet ekipi kampion dhe skuadrat që do të ngjiten në Kategorinë Superiore U-19 në sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga