Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kampion me Juventus dhe Gjermaninë, mesfushori tërhiqet nga futbolli në moshën 34 vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
Kampion me Juventus dhe Gjermaninë, mesfushori tërhiqet nga futbolli

Sami Khedira nuk do luajë më futboll sezonin që vjen. 34 vjeçari ka njoftuar se e ka mbyllur me topin në fushë, të paktën si profesionist, duke "varur këpucët në gozhdë". Khedira luajti këtë sezon me Herthan e Berlinit, teksa për disa sezone ishte pjesë e Juventus.

Në Itali ai fitoi disa trofe me bardhezinjtë, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Real Madrid. Si pjesë e Kombëtares gjermane, Khedira ka fituar titullin e kampionit të Botës në 2014 në Brazil. Gjatë karrierës së tij ai ka fituar 21 trofe.

"Sot është një ditë e vështirë, është shumë e vështirë për mua personalisht sepse do të doja të them se karriera ime në Hertha BSC dhe karriera ime e futbollit do të përfundojë të shtunën pasdite. Eshtë një hap i vështirë, por i duhuri. 15 vjet futboll profesionist kanë lënë gjurmët e tyre. Por duhet të jem i sinqertë për gjendjen në të cilën jam dhe për atë që mund të arrija akoma.

 Unë kam një pretendim ndaj vetvetes, një përgjegjësi ndaj trupit tim. Edhe unë dua të shijoj gjëra të tjera. Ishte një vendim emocional. Por duket i drejtë. Jam absolutisht i bindur që ky është hapi i duhur. Në fund, mirënjohja tejkalon atë që kam mundur të ndiej, në të gjitha stacionet dhe në të gjitha klubet. Për mua, futbolli ishte dhe është gjithçka", shkruan Khedira.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga