
Lionel Messi prej dia muajsh po jeton ëndrrën amerikane. Argjentinasi është i është rikthyer shkëlqimit që kishte te Barcelona, teksa me Inter Miamin ka arritur të shndërrohet në një pikë kyçe.
Kampioni i botës po kalon një sezon fantastik, ndërsa tashmë ka nisur të korrë edhe “frytet” e para amerikane. Fituesi i 7-herë “Topit të Artë” i ka bërë vetës një dhuratë 100 milionë dollarëshe. Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për një vilë marramendëse.
Sipas “’The Real Deal”, vila ndodhet në Florida, në Broëard Country. Ndodhet përballë detit ka ka një sipërfaqe prej 1600 metra katrorë. Gjithashtu pjesë e saj është edhe një pishinë e brendshme, palestër, spa dhe një suite afërsisht 15 metra katrorë.
Ndërkohë është 5 miljë larg stadiumit të Inter Mialit, teksa ndodhet ngjitur me qendrën stërvitore të skuadrës amerikane.
[gallery jnewsslider="true" size="full" ids="706056,706057,706058,706059"]