Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ka luajtur në finalen e “Air Albania”-s, një trajner kampion pranë stolit të TOTTENHAM

Shkruar nga NEWSPORT
Ka luajtur në finalen e “Air Albania”-s, një trajner

Tottenham prej kohësh është në kërkim të një trajneri që mund t’ii besojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit kanë vazhduar me pikasjen e emrave, ndërsa sipas mediave britanike raportohet se një kampion do të ulet në stolin e “Spursave”.

Bëhet fjalë për timonierin e Feyenoord, Arne Slot, i cili vetëm pak javë më parë arriti të fitonte titullin me skuadrën holandeze. Anglezët po këmbëngulin në këtë drejtim dhe në anën e tyre po punon edhe agjentja e tij, Rafaela Pimenta, e cila ka nisur negociatat me dy klubet.

Slot ka një klauzolë lirimi prej 5 milionë paundësh nga Feyenoord, por që aktivizohet vetëm verën e ardhshme. Për ta bërë pjesë të skuadrës atëherë duhet që të paguajë dyfishin e shumës. Mbetet të shihet nëse Slot do të largohet drejt Premier League, apo sdo t’i përmbahet kontratës me holandezët.

Kujtojmë se Slot ka luajtur edhe në finalen e Conference League që u zhvillua në “Air Albania” sezonin e kaluar, ku u përball me Romën, me këtë të fundit që ngriti lart trofuen e këtij kompeticioni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga