
Santiago Gimenez është një nga lojtarët që ka bërë për vetë ekipet e mëdha. Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Arsenal, Dortmund apo dhe Inter po shqyrtojnë me kujdes këtë pistë.
Sulmuesi meksikan po bën mjaft mirë me Feynoord këtë sezon, teksa në 11 ndeshje ka arritur të shënojë 15 gola, ndërsa ka dhënë edhe ka asistuar në 3 raste. 22-vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale, teksa ka theksuar se nuk ka një agjent që merret me të ardhmen, pasi për të kujdeset babai i tij.
Gjithashtu deklaroi se të mos merren për bazë ato çfarë janë thënë deri tani, pais nëse do të ketë të reja do të informojë publikun nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Në orët e fundit ka pasur shumë spekulime rreth së ardhmes sime, shumë njerëz po flasin për mua. Por, dua të theksoj se unë nuk kam asnjë agjent, personi që merret me të ardhmen time është babai im. Ju lutem të mos merrni parasysh asnjë deklaratë nga persona të tjerë. Nëse do të ketë të reja, atëherë unë nuk do të hezitoj t’i ndaj ato me publikun”, shkruan Gimenez në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Gimenez ka kontratë të vlefshme me Feyenoord deri në janarin e vitit 2027, teksa vlera e sulmuesit në merkato sipas faqes së specializuar “transfermarkt”, është 40 milionë euro.