Juventusi nxiton për të nënshkruar me Aron Ramsey nga Arsenali dhe kërkon të mposht konkurencën e skuadrave të tjera që në janar. Sipas asaj që raporton “Tuttosport” bardhezinjt i kanë ofruar lojtarit një rrog vjetore prej 6.5 milionë euro plus bonuse.
Mesfushorit i skadon kontrata në fundin e sezonit dhe lojtari nuk ka pranuar rinovimin pasi dëshiron largimin. Një ofertë e rëndësishme që mund të bind uellsianin të transferohet në Torino sezonin e ardhshëm dhe në këtë mënyrë Juventusi do të bënte një tjetër goditje me parametra 0.