
Ende nuk ka diçka zyrtare, por nga momenti në moment, Juventusi është gati të marrë një ofertë prej 100 milionë euro nga Manchester United, për 25 vjeçarin, Paulo Dybala.
Nëse "Djajtë e Kuq", e bëjnë këtë ofertë, atëherë, kampionët e Italisë do jenë gati për të mbylur marrëveshjen.
Kjo do e ndihmonte Juventusin për të mbushur arkat, në mënyrë që të bëhet një tentativë konkrete për Neymar, emri i të cilit, së fundmi është përfolur për t'u transferuar tek kampionët e Italisë.
Më konkretisht, do e mësojmë në ditët e ardhshme të merkatos, nëse do kemi një sulm serioz nga Juventusi. Duhet theksuar se "Zonja e Vjetër", që pas transferimit të Cristiano Ronaldos, tashmë shohin në merkato vetëm "ajkën" e lojtarëve dhe po tregojnë se nuk e kanë aspak problem edhe të shpenzojnë shuma të mëdha milionash. Rasti më i fundit ishte ai i Matthijs de Ligt, mbrojtësi që erdhi nga Ajaksi i Amsterdamit për rreth 80 milionë euro.