Roma arriti të fitonte finalen e Conference League duke mposhtur 1-0 Feyenoord në një ndeshje madhështore në “Air Albania”. Pas këtij suksesi nuk mund të mungonin as urimet e para për klubin kryeqytetas. Të parë që kanë reaguar kanë qenë Juventus dhe Inter, si dhe Carlo Ançelotti.
Përmes urimeve në kanalet zyrtare në rrjetet sociale, ata i janë bashkuar në këtë mënyrë festës së romanëve në Tiranë. “Komplimenta Roma magjike”, shkruhej në postin e trajnerit të Real Madrid, Carlo Ançelotti. Ndërkohë edhe “Zonja e Vjetër” bashkë me zikaltërit është bashkuar në këtë sukses të skuadrës së Romës.


Galeria fotografike ()
Poll