
Jordi Alba pranon se është një nga lojtarët më të urryer në botë. Mbrojtësi i Barcelonës thotë se kjo ka të bëjë me mënyrën se si ai luan, gjithsesi, si njeri është krejt tjetër. Pavarësisht luhatjeve, Alba ka qënë një nga më të mirët te katalanasit. Ai është pjesë e Barcelonës që nga viti 2012, periudhë në të cilën vinte nga Valencia.
"Është e qartë se njerëzit që më njohin përmes futbollit, mendojnë se unë jam njëri prej lojtarëve më të urryer në futboll, kjo është e qartë.Është për shkak të mënyrës sesi luaj dhe kjo mënyrë ka bërë që sot unë të jem ky lojtar që jam dhe të jem këtu ku jam.Njerëzit e tjerë që më njohin jashtë futbollit e dinë që jam person i përulur i cili e vlerëson çdo gjë në jetë. Lojtari Jordi nuk ka asgjë të bëjë me qenien njerëzore Jordi apo me Jordin me bashkëlojtarët e vet" - tha ai.