Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Jo vetëm skuadrave shqiptare, FIFA bllokon edhe merkaton e ekipit të Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm skuadrave shqiptare, FIFA bllokon edhe merkaton e ekipit të

FIFA bllokon merkaton e Spezia, skuadër e Serie A italiane. Rregullat e institucionit më të lartë të futbollit janë strikte dhe përjashtim nuk bëjnë as klubet e elitës së futbollit italian. Siç raportohet nga Calcio e Finanza, Komisioni Disiplinor i FIFA ka vendosur një bllokim të merkatos së Spezia pasi ka shkelur rregulloren duke transferuar në mënyrë të parregullt lojtarë nën moshën 18-vjecare.

Pas një hetimi të kryer nga Departamenti Rregullator i Ekzekutimit FIFA, Komisioni Disiplinor i organit më të lartë të futbollit zbuloi se Spezia ka shkelur nenin 19 të Rregullores së FIFA-s mbi Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve (RSTP) duke sjellë disa lojtarë të mitur nga Nigeria në Itali duke përdorur një sistem që synon të anashkalojë artikullin e lartpërmendur RSTP përveç rregullave kombëtare të imigracionit.

Spezia ka mundësi të bëjë merkato gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa bllokimi i merkatos do të nisë nga janari i 2022. Gjithashtu klubi italian është dënuar edhe me një gjobë prej 450 mijë euro. Bllokimi i merkatos nga FIFA nuk u ndodhë vetëm skuadrave shqiptare, por tashmë edhe skuadrës së Serie A.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga