Milot Rashica aktulisht luan në kampionatin turk me Galatasaray. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ka bërë një sezon fantastik me klubin turk ku ka zhvilluar 25 performanca duke shënuar 4 gola dhe asistuar plotë 6 herë.
Permormancat e mira të lojtarit ka bërë që Galatasaray të bindet për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit që e ka huazuar nga Norwich. Por duket se ekipi turk nuk do të jetë i vetmi në garë për shërbimet e sulmuesit pasi edhe ekipi i Burnley ka shfaqur interes për të afruar 26-vjeçarin në skuadër.
Edhe pse Galatasaray duket se është skuadra favorite për të blerë përfundimisht kartonin e tij ka një pengesë që quhet Norwich. Keta të fundit kërkojnë plot 10 milionë euro ndërsa turqit kanë ofruar vetëm 7 milionë euro.