
Është mbyllur 4-0 finalja mes Tiranës dhe Partizanit për moshat U17. Të besuarit e Migen Memellit kanë treguar supermaci në fushë, duke mposhtur pastër djemtë e Marko Pelinxhit. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ka folur totalisht për bardheblutë, që kanë shënuar katër gola në duelin e orës 14:00.
Serinë e golave e ka hapur Stiven Meculi në të 10 minutë, teksa sërish i njëjti autor do të shënonte në të 57. Ka pasur vend edhe për Birçajn që me dy gola ka vendosur rezultatin 4-0. Kështu Tirana fiton Kupën e Shqipërisë. Për RTSH ka folur pas ndeshjes edhe Migen Memelli, trajneri i Tiranës U17.
"Së pari dua të falenderoj çunat për këtë ndeshje, por edhe kundërshtari ka qenë Fair. Ne jemi skuadër më e plotë dhe më cilësore, ndaj kemi pretendimet tona. Ne kemi mënyrën tonë të punës dhe shpresojmë që të furnizojmë ekipin e parë. Kemi punuar në çdo drejtim për këto, pasi edhe përpara 4 ditësh kishim ndeshjen e Kampionatit .Kemi elemente cilësorë dhe i bëjnë mirë skuadrës. Ajo që duhet është që të përgatisim lojtarët për ekipin e parë dhe më vjen mirë që kemi lojtarë nga ekipi në Kombëtaren U17. Jemi më të plotë dhe siç e thashë më parë në fushë kishim lojtarët më të mirë, çka solii edhe suksesin e sotëm", u shpreh Memelli.