
Barcelona nuk po kalon një moment të mirë në këtë sezon, me blaugranat që kanë shumë ulje-ngritje. Paraqitjet jo të mira dhe mungesa e rezultateve ka bërë që Xavi Hernandez të njoftojë edhe largimin e tij në fund të këtij sezoni.
Barça dështoi në Superkupë dhe në Kupën e Mbretit, teksa në kampionat janë vendin e 4-të në klasifikim me 10 pikë më pak se Real Madrid dhe 11 më pak se Girona kryesuese. Në lidhje me situatën në të cilën ndodhet skuadra ka folur edhe presidenti i klubi, Joan Laporta. Kreu i katalanasve do të theksonte se për momentin vetëm Champions League mund të shpëtojë sezonin, ndërsa prnaoi se skuadra e tij po kalon momentin më delikat të sezonit.
“Xavi më njoftoi se do të largohet në fundin e sezonit, është një formulë të cilën e pranova sepse ishte ai që e propozoi. Xavi është i ndershëm dhe inteligjent, një person që e do Barcelonën. E pranova propozimin e tij pasi e di mirë që pavarësisht gjithçkaje, impenjimi i tij do të jetë maksimal. Situata është e vështirë dhe kritika, mendoj se është momenti për të qenë më shumë se kurrë të bashkuar.
Objektivat? Kampionati është i vështirë, por akoma nuk e kemi humbur. Duhet të luftojmë që ta mbyllim sa më lart në klasifikim, pa u dorëzuar kurrë për titullin. Na duhet të japim maksimumin në Champions League. Jam i bindur se me trajnerin që kemi, me lojtarët që impenjohen maksimalisht, me karakter dhe me përqëndrimin e duhur mund të arrrijmë objektivat që na kanë mbetur”, ka përfunduar Laporta.