Jasir Asani vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Goli i shënuar ndaj Polonisë, padyshim është një nga më të bukurit në karrierën e tij. Pas ndeshjes, Luiz Ejlli ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruante se ishin mbledhur pikërisht për të duke ndjekur përballjen.
Në një nga mesazhet e postuara në rrjetet sociale, Jasir Asani falënderon Luizin duke shkruar: “Rrofsh vlla”. Ndërkaq ai ia kthen menjëherë: “Suksese vlla. Lart e më lart. Për shaka e thashë se unë nuk jam tifoz. Por, vërtetë ma bëre qefin dhe më bëre krenar, jo vetëm mua, por të gjithëve krenarë”.
Kujtojmë që Shqipëria fitoi 2-0 me Poloninë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024-tës.
[caption id="attachment_705982" align="alignnone" width="699"] Postimi i Luiz Ejllit[/caption]