
Skënderbeu vazhdon përgatitjet për sezonin e ri. Ekipi korçar është riformuar pothuajse nga e para duke parë largimet e shumta që ndodhën në merkton e verës. I ftuar në emisionin "Sport Time" në Supersport, trajneri Julian Ahmataj u shpreh se Skënderbeu është gati për sezonin e ri si dhe foli për objektivat e skuadrës si dhe në aspketin personal.
"Gjithmonë ka momente të mira dhe të këqija në futboll dhe ne e mbajmë këtë presion. Ne duhet të jemi gati kur na jepet mundësia. Gjë e mirë është që do të riflloj kampionati pasi është e vështirë të menaxhosh skuadrën nëse nuk ka shfaqje.
Është e vërteta që mosha e skuadrës së Skënderbeut është e re. Këtë vit po I jepet më shumë hapësira të rinjve pasi lojtarët e ardhur duhet të ambientohen akoma më shumë. Në futboll në fund nuk mund të thuash është lojtari I ri apo jo, por nëse di të luash apo jo".
Sa e vështirë është të motivosh skuadrën dhe cili është objektivi? "Është shkëputja që i bëj skuadrës ndryshe nga ekipet e tjera. Jemi munduar që lojtarët të mos mendojnë për këto gjëra por të jenë të fokusuar vetëm në fushën e lojës, pasi këto çështje mendon klubi".
Ngjeshjet e ndeshjes? "Do të kemi mundësi që të aktivizojmë të gjithë lojtarët, por është detyra jonë që këta lojtarë të jenë në formën e duhur. Kjo është një punë kolesale që duhet bërë dhe këtë gjë kanë bërë të gjitha klubet".
Objektivi personal? "Të marrim maksimumin dhe të dalim fitues në çdo ndeshje".
Grupi I plotë? "Gjithë këtë kohë kemi punuar që të përballojmë Superligën dhe Kupën e Shqipërisë pasi në të kundërtë nuk do të kishim hyrë në garë".