
Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 dje në transfertë me Crotonen. Trajneri bardhezi, Andrea Pirlo pas ndeshjes ka theksuar faktin se ka shumë mungesa dhe asnjëherë nuk ka luajtur me lojtarët që ka në mendje, kjor prej dëmtimeve apo situatës së Covid-19.
"E dinim që duhet të luanim një ndeshje të vështirë. Vetëm një ditë më parë u stërvitëm të gjithë së bashku dhe e dimë që pas ndeshjeve të kombëtareve është e vështirë. Ka pasur episode që kanë ndodhur që na kanë detyruar të luajmë lojë tjetër, por është normale pasi jemi një ekip i ri në ndërtim e sipër.
Dybala? Donim t'i jepnim minuta, që të kishte ngarkesë në këmbët e tij, por nuk kishte asnjë mënyrë për të bërë ndryshime përpara. Kishim mbetur me 10 lojtarë dhe ishte i nevojshëm një lloj tjetër lojtari.
Melo? Ishte ndeshja e parë në kampionatin italian. Ai është mësuar të luajë gjithmonë shkurt dhe tani i duhet të ndryshojë sistemin e lojës. Duhet të përmirësohet dhe ne po e bëjmë atë të punojë çdo sitë për të kuptuar disa situata të caktuara. vetëm duke luajtur mund të përmirësohet".
Eksperimente? Nuk ka shumë kohë, por edhe nuk kishim disa lojtarë në dispozicion. Kurrë nuk e kam pasur formacionin që doja të luaja nga dita e pare që jam këtu. Nuk kemi pasur kohë aq t'i lëmë të luajnë së bashku.
Jemi një skuadër në ndërtim, por duhet të mësojmë shpejt. Kemi një ekip të ri, por nuk ka kohë për të pritur. Liga e kampionëve? Duhet të jemi gati me çdo kusht, me force", u shpreh Pirlo pas ndeshjes.