Java e shtatë e Superiores do të luhet ditën e diel dhe të hënë. Pikërisht e diela do të kulmojë me supersfidën Tirana-Skënderbeu, e përcaktuar të luhet në orën 17:00 në stadiumin "Selman Stërmasi". Ndërkohë po këtë ditë do të luajë Kukësi-Korabi në orën 14:00 dhe Teuta-Luftëtari në orën 17:00.
Ndërsa të hënën Partizani do të presë Flamurtarin në stadiumin "Elbasan Arena" në orën 17:00 dhe Vllaznia do të përballet me Laçin në orën 14:00.
Të dielën
14:00 Kukësi - Korabi
17:00 Tirana - Skënderbeu
17:00 Teuta - Luftëtari
Të hënën
14:00 Vllaznia - Laçi
17:00 Partizani - Flamurtari
Poll
