
Duke folur në konferencën për shtyp pas disfatës së rëndë ndaj Brighton, Mikel Arteta ka komentuar ecurinë e Arsenalit të tij.
Çfarë emocionesh ndjeni pas fishkëllimës së fundit?
"Për momentin është thjesht zhgënjim me ndjenjën se e dhuruam lojën në pjesën e dytë. Ne luftuam shumë për të qenë në pozicionin ku jemi. Ishim në një moment kritik sot për të vazhduar të shpresojmë për atë ëndërr."
A është pa karburant skuadra?
"Ne kemi statistikat më të larta të në ligë. Mendoj se ishim nën mesataren tonë individualisht."
A ndikoi rezultati i Cityt?
"Nuk e di. Kjo nuk mund të jetë mënyra për të justifikuar atë që ndodhi në pjesën e dytë, nuk ndodhi në pjesën e parë. Ne humbëm përqendrimin në pjesën e dytë."