Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Jam në bisedime me disa skuadra", Rashica flet për merkaton: Nuk kam refuzuar asnjë ekip, po shoh mundësinë më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
"Jam në bisedime me disa skuadra", Rashica flet për

Milot Rashica do të largohet nga Ëerder Bremen. Sulmuesi shqiptar aktualisht ndodhet me pushime pas mbylljes së sezonit në Gjermani e tani është në pritje për të mësuar skuadrën e tij të re. Dëshira e lojtarit është të provojë një aventurë të re në një tjetër skuadër. Në një prononcim për "Ora Neës", Rashica u shpreh se do të firmosi ku të jetë mundësi më e mirë për të.

Rashica: "Sa herë që hapet sezoni i merkatos qarkullojnë shumë zëra. Për momentin nuk munda të bëjë diçka publike por jam bisedime me shumë skuadra nga vende të ndryshme. Nuk kam se pse të nxitoj pasi për shkak të pandemisë është shtyrë me një muaj dhe merkato. Aktualisht po shijoj pushimet madje kam fikur dhe telefonin që të mos më shqetësojnë".

Merkato? "Ka pasur shumë zëra. Bayern Munchen dhe Dortmund dy skuadrat më të mira në Gjermani dhe ta shohim se çfarë do ndodhë. Por siç e thashë për momentin nuk po mendoj largimin. Unë nuk kam refuzuar asnjë skuadër deri më tani, por siç e thashë edhe më herët do të vendosim më vonë se ku do të transferohem. Do të shoh unë dhe agjenti im se ku është mundësia më e mirë si një hap shumë i mirë për mua".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga