Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Ja kishim marrë dorën Tiranës”, ish-qendërmbrojtësi i Dinamos provokon bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT

Një foto e publikuar në rrjetet sociale gjatë një derbi mes Tiranës dhe Dinamos, ka nxitur Arian Pishën të komentojë teksa provokon bardheblutë. Pjesë e ekipit dinamovit, ish-qendërmbrojtësi nuk heziton aspak, por thekson se në atë periudhë skuadra e tij fitonte thuajse në çdo ndeshje ndaj bardhebluve.

Teksa një ndjekës flet me elozhe për Pishën duke shkruar: “Ç’i bëje Tiranës në kohën tënde. I madh ke qenë”, është 43-vjeçari që ia kthen: “Ja kishm marrë dorën”, përfundon duke qeshur.

Kujtojmë që Pisha ka luajtur për 10 sezone me Dinamon duke qenë kapiten i këtij ekipi për shumë vite. Ish-qendërmbrojtësi ka provuar të kontribuojë edhe për bardheblutë përkatësisht në sezonet 2005-2007 dhe 2011-2013.

Komenti i Pishës
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga