
Ardhja e përfaqësueses së Izraelit ka paralizuar pasditen e djeshme trafikun e kryeqytetit, ndërsa mënyra sesi zgjodhën të udhëtonin drejt Tiranës, ka qenë mjaft e çuditshme dhe që të lë të mendosh a është Shqipëria në luftë, apo çfarë pritet të ndodhë. Diçka e pazakontë, udhëtim me furgon, por ajo që po pason është akoma më tragji-komike.
Përfaqësues të shtetit izraelit kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa kanë vendosur që të udhëheqin forcat tona të armatosura deri në largimin e kombëtares së tyre. Megjithatë, ajo që shqetëson FSHF-në, si organi që duhet të bëjë mbarëvajtjen e takimit, është pala izraelite.
Orare që ndërrohen nga ora në orë dhe plane që ndryshohen duke vënë në vështirësi organizimin. Të gjithë në FSHF tashmë nuk janë në dispozicion të Shqipërisë, por të Izraelit. Frika nga aktet terroriste ka sjellë këtë anomali, e cila rëndon shumë mbi punonjësit e FSHF-së, të cilët duket se i ka lodhur kjo situatë e krijuar nga izraelitët.