
Atleti shkodran Izmir Smajlaj do t'I nënshtrohet një operacioni që do e mbajë për një kohë të gjatë larg nga atletika. Sportisti shqiptar I kërcimit së gjati është dëmtuar gjatë një seance stërvitore në Shkodër dhe pas ekzaminimeve të kryera, nuk I ka shpëtuar dot operacionit.
Sportisti ka një dëmtim në meniskun e gjurit, çka sipas mejekëve dhe ekzaminumeve të fundit është e pamundur të kalojë pa një operacion. Mendohet se koha e rikuperimit do të jetë afro një muaj, ndërsa Smajlaj së fundmi u shpall edhe kampion në kampionatin Ballkanik. Sportisti ishte në momentet e përgatitjes për Kampionatin Europian, ndërsa pjesëmarrja e tij pas dëmtimit nuk vihet në diskutim.
Poll