Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ivan Perisic mbërrin në Gjermani, përfundojnë vizitat mjekësore me Bayern Munchen

Shkruar nga NEWSPORT

Ivan Perisic do të jetë një lojtar i Bayern Munchen. Anësori kroat ka mbërritur në Mynih ditën e sotme ku do të zhvillojë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën e tij me klubin gjerman. Akordi mes dy klubeve është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi që do të bëhet pas vizitave mjekësore.

Bayern Munchen do të paguajë 5 milionë euro për huazimin e tij dhe në fund të sezonit 25 milionë euro për blerjen e tij. Në këtë mënyrë Perisic rikthehet sërish në Bundesligën gjermane pas 4 sezonesh në Serie A. Me ardhjen e Contes si trajneri i Interit, kroati nuk ishte në planet e tij pasi nuk mund të bënte dot rolin që trajneri kërkonte dhe në këtë mënyrë drejtuesit pranuan ofertën e klubit gjerman.

Perisic në Mynih.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga