Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Italiani mban premtimin e dhënë, Fabio FOGNINI mbreti i dheut

Shkruar nga NEWSPORT
Italiani mban premtimin e dhënë, Fabio FOGNINI mbreti i dheut

"Mbreti" i dheut është Fabio Fognini. Italiani e tha dhe e bëri. Deklaroi se do të mundte spanjollin Rafael Nadal dhe do të ngrinte trofeun. Pikërisht këtë e bëri. Tenisti 31-vjeçari arriti që të mposhtte Rafa Nadal 2-0 në sete me vetëm 2 gabime.

Të dy lojtarët treguan pasion duke vrapuar më shumë se 10 kilometra në fushë dhe madje nuk munguan as nervat. Italiani Fabio Fognini tregoi në turneun e Monte Carlos se është në një formë shumë të mirë përpara turneut elitar, Roland Garros duke ngritur trofeun e 8-të në karrierën e tij.

31-vjeçari s'e pati aspak të vështirë në finalen përpara 14 mijë të pranishmëve dhe tashmë do të marrë pjesë në turneun e Barcelonës si favoriti i dytë pas Rafa Nadal.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga