Isco që pas largimit nga Sevilla është një lojtar i ri në treg, pasi shkëputi kontratën me skuadrën spanjolle vetëm 4 muaj qëndrimi në klubin andaluzian dhe gjatë merkatos së janarit do të kërkojnë një ekip të ri ku do të vazhdojë karrierën.
Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë dhe Isco e ka ende të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të vazhdoj të mbetet në Evropë apo të vazhdoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Juventus dhe Salernitana janë dy skuadrat që duan transferimin e spanjollit në elitën e futbollit italian Serie A. Ndërkohë sa i përket Anglisë, është Ëolverhampton Ëanderers që ka shprehur interesim dhe kanë kontaktuar agjentët e lojtarit.
Përtej kontinentit evropian, Isco ka ofertën në tavolinë nga skuadra amerikane Los Angeles Galaxy. Katër skuadrat tanimë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit duke i bërë propozimet e tyre dhe mbetet të shihet se cilën ofertë do ta pranojë mesfushori spanjoll.