Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Ishte një vjedhje skandaloze", Pique kujton gjysmëfinalen e humbur ndaj Interit në 2010: Udhëtuam në Milano me autobus, kisha përgatitur diçka speciale

Shkruar nga NEWSPORT
"Ishte një vjedhje skandaloze", Pique kujton gjysmëfinalen e

Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës është rikthyer të flasë për gjysmëfinalen e humbur ndaj Interit në 2010. Në atë vit ishin zikaltërit e drejtuar nga Jose Mourinho që arritën të fitonin Champions League duke eleminuar Barcelonën në gjysmëfinale e më pas mposhtën Bayern Munchen në finalen e madhe të luajtur në "Santiago Bernabeu".

Pique ishte i ftuar në një eveniment të organizuar në "Port Aventura" dhe iu drejtua dy tifozëve të Real Madrid, Ibai Llanos e Siro Lopez se ishin me fat në atë vit pasi Barcelona do të luante finalen në shtëpinë e madrilenëve. Mbrojtësi e quajti një gjysmëfinale skandaloze dhe akuzoi Interin se kishte vjedhur ndeshjen pasi zikaltërit fituan 3-1 ndeshjen e parë në "San Siro" dhe u mposhtën 1-0 në "Camp Nou".

"Ishit me fat në 2010 kur na eleminoi Interi pasi finalja ishte në "Santiago Bernabeu" dhe kisha përgatitur diçka speciale. Udhëtuam në Milano me autobus për shkak të vullkanit dhe ajo gjysmëfinale ishte një skandal, ata bënë një vjedhje skandaloze", u shpreh Pique.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga