
Mauro Icardi është rikthyer më në fund në fushë. Sulmuesi argjentinas ishte infektuar me Covid-19 duke humbur mundësinë për të luajtur në dy javët e para në kampionat me PSG-së. Ditën e sotme Icardi e nisi sfidën ndaj Metz nga minuta e parë pasi është shërua plotësisht nga Covid-19.
Argjentinasi u infektua së bashku me disa shokë të tjerë të skuadrës gjatë pushimeve në Ibiza të Spanjës, por tashmë çdo gjë ka kaluar me kampionët e Francës që morën fitoren e parë 1-0 në kampionat ndaj Metz në javën e 3 të.
"I lumtur që rikthehen të luaj pasi kalova Covid-19. Një provë e mirë për të kapur ritmin dhe për të menduar për të dielën", shkruan Icardi në postimin e tij në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CFNlfQgAQ0t/?utm_source=ig_web_copy_linkPoll