Muhamed Salah ka mposhtur Covid-19. Sulmuesi i Liverpool u infektuar pak ditë më parë me Kombëtaren e tij, Egjipt në kualifikueset e botërorit dhe pas disa ditësh në izolim ka mundur të fitoi “betejën” e tij me virusin. Salah kreu ditën e sotme testin e radhës dhe përgjigja ishte negative duke bërë që egjiptiani të shërohet plotësisht.
Në këtë mënyrë, Salah do të rikthehet shumë shpejt te Liverpool dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës. Një lajm i mirë për trajnerin Jurgen Kloop që pas shumë mungesash do të ketë të gatshëm një nga lojtarët më të mirë të skuadrës.