
PSG-ja fitoi në transfertë ndaj Montpellier me shifrat 6-2. Një fitore tenistike për parizienët që thellojnë diferencën me vendin e dytë.
Një nga protagonistët absolut të këtij triumfi ishte Kylian Mbappe, me sulmuesin francez që shënoi tripletë. Pas ndeshjes Luis Enrique theksoi se skuadra e tij ishte superiore dhe kërkojnë të fitojnë titullin sa më shpejt të munden.
“Nuk ka dyshim, ishte një mbrëmje fantastike. Mendoj se e nisëm ndeshjen shumë mirë, shumë seriozisht dhe kaluam në avantazh shumë shpejt. Ne ishim pak të kujdesshëm në mbrojtje, i lamë shumë kalime kundërshtarit dhe ata u rikthyen në lojë. Në pjesën e dytë bëmë atë që bëmë në pjesën e parë, filluam me një ritëm të mirë, rifituam epërsinë dhe mendoj se ishim superiorë.
Triumfi i afërt i kampionatit? Është e mrekullueshme, perfekte. Kjo është ajo që ne po kërkonim. E dinim para ndeshjes se nëse do të fitonim do të kishim 12 pikë më shumë se vendi i dytë në tabelë. Ne duam të festojmë titullim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mendojmë për të qenë konkurrues në të gjitha garat që na kanë mbetur”, është shprehur trajneri spanjoll.