
Lajme të mirë për Milanin dhe trajnerin Pioli. Gianluigi Donnarumma e Jens Petter Hauge që ishin infektuar me Covid-19 kanë rezultuar negativë në tamponin e kryer ditën e sotme. Të dy lojtarët së bashku me mbrojtësin Gabbia janë shëruar plotësisht nga virusi dhe janë të gatshëm të bashkohen me skuadrën ditën e nesërme.
Njoftimi është bërë nga vetë Milani në faqen zyrtare teksa bën me dije se lojtarët ishin asimtomatik dhe tashmë janë shëruar dhe gati të bashkohen me skuadrën në stërvitje. Milani do të luajë ditën e diel ndaj Udineses dhe trajneri Pioli do të ketë 3 lojtarë më shumë për këtë takim, por sidomos portierin Donnarumma që është një titullar I padiskutueshëm në formacionin kuqezi.
Official Statement: Donnarumma, Gabbia and Hauge https://t.co/3ezRlPSmkk
— AC Milan (@acmilan) October 30, 2020
Comunicato Ufficiale: Donnarumma, Gabbia e Hauge https://t.co/A3ZqsoZrOd#SempreMilan pic.twitter.com/2yb2TwGaEf