
Rikardo Kaka ka zbuluar lojtarin e tij të preferuar. Përmes një prononcimi për mediet braziliane ai ka treguar se loja e Nejmar është ajo që i pëlqen me shumë. Kaka ka folur me superlativa teksa ka deklaruar:
“Lojtari i preferuar? Do të thoja Nejmar është favoriti im nga lojtarët e rinj. Më pëlqen mënyra se si luan. Ai i bën gjithçka shumë të thjeshtë dhe po e shijon futbollin e tij në Barcelonë”, tha Kaka.
Poll