
Ish-sulmuesi i Atletico Madrid, Jackson Martienz njihet për kontributin e tij. Gjithsesi, askush nuk e dinte më parë jetën e shthurur të tij. 35 vjeçari kolumbian ka dhënë një intervistë për mediet, teksa shprehet se dikur i ishte futur rrugës së keqe, duke u marrë kështu me alkol, cigare dhe duke bërë shumë mëkate. Gjithsesi, ajo periudhë ka kaluar.
"Ju nuk do ta shikoni zotin, deri sa të bëhet e vetmja gjë që keni. Kështu, unë do përqëndrohem vetëm tek ai. Shokët që kisha më mësuan alkolin, cigaren dhe shumë gjëra të tjera. Më pëlqente të mëkatoja dhe bëja një jetë plot epsh" - tha ai.
Poll